Ballina Lajme

Kosotoja buxhetore bllokon ligjin për mësimdhënësit e viteve 90-ta

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi ka mbajtur sot debatin për Projektligjin për  statusin e punëtorëve të arsimit shqip gjatë viteve të nëntëdhjeta.

Debati u mbajt edhe pa kuorum pasi që deputetja e Vetëvendosjes Arbërie Nagavci e  lëshoi mbledhjen e Komisionit.

Komisioni e ka dërguar për votim në seancën e nesërme Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen në “ERASMUS+”, duke kërkuar që ky projektligj të kalojë para se Kuvendi të shkojë në pushime.

Situata u tensionua  kur filloi shqyrtimi për Projektligjin për statusin e mësimdhënësve të Kosovës gjatë viteve të nëntëdhjeta.

Alush Istogu Drejtor i Departamentit për Arsim Parauniversitar në MASHT tha se i gjithë debati është  bërë për shkak të kostos buxhetore, dhe sipas tij kjo është kompetencë e Ministrisë së Punës.

Sipas tij jo kosto buxhetore është e pranueshme për buxhetin e Kosovës.

“Kjo kosto buxhetore për punëtorët e arsimit natyrisht 90-99’ është e pranueshme unë po flas për kërkesën tonë dhe për buxhetin tonë që e kemi planifikuar. Unë nuk kam të drejtë të flas për buxhetin e ministrisë të Punës dhe Mirëqenies Sociale, unë po flas kostoja buxhetore nëse aprovohet shkojnë procedurat qysh ne i kemi menduar do të thotë vetëm në katër mujorshin e dytë të vitit 2018 janë 2 milionë e 494 mijë e 425 euro. Për vitin 2019 që kanë qenë sipas kategorive që u përmendën më herët kanë qenë 9 mijë e 656 punëtor që janë përfitues janë përfitues në pensionin e 2018-të. Ne i kemi marr statistikat nga ministria e Financave prej sistemit të pagesave dhe në vitin 2019 na rritet ky numër  në 10 mijë e 808 punëtor, kjo 10 mijë e 808 punëtor është llogaritur kjo pjesa e shtimit të buxhetit”, tha zyrtari i MASHT-it.

Por përfaqësuesja nga Ministria e Financave Mevlyde Shamolli tha se janë bërë përgatitjet për këtë projektligj,j mirëpo ka mangësi sa i përket kategorizimit të përfituesve dhe kjo mund të ketë implikime buxhetore.

Sipas saj ky projektligj ka rreziqe dhe kosto të lartë buxhetore dhe kur të bëhet sqarimi i kategorizimeve atëherë ky buxhet mund të rritet siç thotë ajo edhe “për 100 përqind”.

“Pensioni merret në bazë të përgatitjes shkollore, ligji thotë vetëm kategori edhe unë jashtë ligjit nuk mund të dal, unë koston totale e them me bindje të plotë që është 37 milionë por me i sistematizua nënkategoritë e këtyre dy kategorive nuk mundem pa i zbërthyer në bazë të ministrisë së Punës ose ministria e Arsimit me i iu shkrua shkollave dhe fakulteteve dhe akademisë me i zbërthye në nënkategori. Kështu që ky projektligj ka implikime këto që i kemi qitur i kemi bërë në bazë të nenit 7, dy kategoritë që nuk thuhet  as përgatitja e lartë, as përgatitja e ulët, as përvoja e punës  15 vite që legjislacioni tjetër i mohon këto të drejta faktikisht mundet kjo shifër e imja me u rrit ndoshta edhe 50 për qind jam e sigurt  por rritet edhe 100 për qind “, tha Shamolli.

Por këto konstatime të përfaqësueses nga MF-ja i ka quajtur ndërhyrje politike deputetja nga AAK-ja Teuta Haxhiu.

“Të gjitha debatet që janë organizuara nga ministria e Arsimit dhe kanë qenë të shumta dhe jo të pakta dhe ndryshimet apo buqeta dëshirash që vijnë nga ministria e Financave që ndryshon qëndrime kohë pas kohe, unë i konsideroj krejt politike për ta sqaruar një gjë se personalisht si deputete kam mjaftë thirrje mesazhe prej punëtorëve të arsimit të cilët kanë punuar 40 vite dhe buxheti i Republikës së Kosovës  ose ministria i llogarit atë punë 40 vjeçare me zero euro, pse e merr një pension tjetër që i ka vdekur burri në luftë” , ka thënë Haxhiu.

Por përfaqësuesja e MF-së dha disa shembuj që sipas saj mund të shkaktojnë implikime buxhetore për të demantuar atë që tha deputetja Haxhiu.

Pas këtij debati mbledhjen e komisionit e lëshoi edhe deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku me arsyetimin se nuk po i ipet rast për diskutim nga deputetja Haxhiu. Pas kësaj në mungesë kuorumi kryetari i Komisionit Ismail Kurteshi e ka ndërprerë mbledhjen.

You may also like