Ballina Lajme

Kociançiq: Nuk është dështim edhe nëse nuk ka marrëveshje më 2019

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq tha se nuk është dështim nëse nuk arrihet marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës në vitin 2019, siç tregohet në projekt-strategjinë për Ballkanin Perëndimor.

“Për mua, arritja e një marrëveshjeje nuk është kurrë një dështim”, tha Kociançiq në një konferencë shtypi në Bruksel.

Ajo nuk ka dashur të japë ndonjë datë konkrete lidhur me arritjen e marrëveshjes, pasi sipas saj, kjo do të varet nga progresi i bisedimeve.

Kociançiq përkujton se qëllimi i dialogut përfshinë normalizimin e marrëdhënieve dhe në këtë kontekst punohet në marrëveshjen ligjërisht obliguese.

“Vështirësitë mbeten, procesi është i vështirë, pasi ka plot çështje të ndjeshme, por të dyja palët kanë nevojë hapësirë për bisedime”, porositi Kociançiq.

You may also like