Ballina Lajme

Këshilli Drejtues mban mbledhje prej orës 15:00 për përfundimin e grevës

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut, pas daljes në media të kryetarit, Rrahman Jasharaj i cili njoftoi për ndërprerjen e grevës, ka paralajmëruar se do të mbaj një mbledhje.

Këshilli në njoftimin për media ka bërë të ditur se në orën 16:30 do të dalin në një konferencë për të treguar përfundimisht se a do të ndërpritet greva apo do të vazhdoj, shkruan Indeksonline.

“Media te nderuara,  ju njoftojmë se SBASHK-u sot me datë 01.02.2019 në orën 15:00, do ta mbaj mbledhjen e Këshillit Drejtues, ndërsa  në ora 16:30 do të mbajë koherencë për shtyp. Konferenca mbahet ne Qendrën e Studentëve te zyret e SBASHK-ut”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se sot Jasharaj pas një takimi me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj tha se mësimi në shkolla do të fillojë nga e hëna.

Mirëpo, këtë deklaratë të tij e demantuan menjëherë Këshilli i SBASHK-ut, i cili tha se për këtë vendos vetëm Këshilli, e jo Jasharaj.

 

 

You may also like