Ballina Lajme

Katër të arrestuar për sulm ndaj një personi

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontestit pronësor e kanë sulmuar fizikisht viktimën.

Rasti ka ndodhur të hënën në ora 16:15 në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan.

Tretman mjekësor i është ofruar viktimës dhe njërit nga të dyshuarit në QKUK dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

You may also like