Ballina Rajoni dhe Bota

Kapen 200 kilogramë drogë, arrestohen 17 shqiptarë në Romë

Policia italiane ka ndërmarr një aksion të madh kundër trafikimit me drogë.

Operacioni i koduar “Shqiponja e Zezë” është zhvilluar në kryeqytetin italian, ku janë prangosur 17 shqiptarë dhe janë kapur 200 kilogramë drogë.

Policia prishi kështu një kanal të rëndësishëm furnizimi me kokainë nga Holanda, njofton Top Channel përcjellë Klan Kosova.

Banda dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në sheshet kryesore të Romës.

Në këtë operacion janë kapur edhe armë.

You may also like