Ballina Lajme

Kalueshmëria e testit të maturës 64.6 për qind, në një shkollë të Gjilanit përsëritet

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka publikuar rezultatet e testit të maturës.

Kalueshmëria në total e testit ka qenë 64.64%, ndërsa klasa XII-a nga shkolla Don Boko në Gjilan do ta përsëritë pjesën e parë të testit, njofton Klan Kosova.

Ministri Shyqiri Bytyqi tha se këtë vit procesi testues ka qenë më i mirë se në vitet e kaluara.

“Mbarëvajtja dhe monitorimi i testit të maturës këtë vit ka qenë më e mirë se viteve të kaluara”.

Ndërkaq, pesë administrues janë dënuar me mosushtrim të përhershëm dhe me kundërvajtje prej 300 euro dhe tre administrues janë dënuar me mosushtrim të përhershëm.

You may also like