Sport

Juventus konfirmon largimin e Allegrit në fund të sezonit

Juventus ka konfirmuar se Massimiliano Allegri do të largohet pas përfundimit të sezonit.

‘Zonja e Vjetër’ përmes një komunikate të lëshuar ka bërë të ditur se në fund të sezonit, do t’i ndajnë rrugët me trajnerin italian.

“Massimiliano Allegri nuk do të jetë në bankinën e Juventusit në sezonin 2019/2020”, thuhet në njoftimin e kampionëve të Italisë, përcjell ‘lajmi.net’.

Ky vendim ka ardhur pas një takimi të mbajtur mes trajnerit Allegri dhe drejtuesve të klubit.

Të shtunën do të mbahet një konferencë për shtyp nga Juventus, ku do të paraqitet presidenti Andrea Agnelli dhe Massimiliano Allegri.

51 vjeçari ka drejtuar Juventusin në pesë sezone, dhe ka arritur të fitojë pesë tituj të Serie A.

You may also like