Lajme Rajoni dhe Bota

Juncker: Nuk ka hapësirë për negociata mbi marrëveshjen e Brexit

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka përjashtuar çfarëdo negociatash për marrëveshjen e arritur për daljen e Britanisë së Madhe nga blloku evropian, por theksoi se disa elemente të Brexit-it ende mund të sqarohen, transmeton Anadolu Agency (AA). Duke u adresuar para deputetëve evropian në Strasburg, Juncker tha se “nuk ka hapësirë për rinegociata” për marrëveshjen e arritur për dalje. “Por, nëse shfrytëzohet në mënyrë intelegjente, ka mjaft hapësirë për zgjidhje shtesë dhe interpretime të ardhshme pa hapjen e marrëveshjes për daljen e Britanisë së Madhe”, tha Juncker. Presidenti i Komisioni Evropian sonte pritet të takojë kryeministren britanike, Theresa May, ndërsa theksoi se marrëveshja e cila është arritur ka qenë e vetmja e mundur.

You may also like