Sport

Jose Mourinho i thotë jo ofertës 110 milionë dollarësh nga ekipi kinez

Jose Mourinho refuzoi ofertën rekord prej 110 milionë dollarë për të qenë trajneri i ekipi kinez Guangzhou Evergran.

Ish trajnerit të Chelsea, Real Madrid dhe Manchester United raportohet se iu është ofruar një shifër prej 35 milionë dollarë për sezon së bashku me bonuset për të marrë përsipër klubin kinez të Super Ligës.

Sky Sports raporton se Mourinho u takua me presidentin miliarderi të klubit, Xu Jiayin në Londër në prill kur iu bë edhe oferta, transmeton oranews.

Guangzhou aktualisht janë në drejtimin e legjendës italiane Fabio Cannavaro.

Klubi kinez komentoi raportimet për shifrën që iu ofrua Mourinho, që do të ishte një marrëveshje rekord botëror.

You may also like