Ballina Lajme

Jep dorëheqje një pjesëtar i FSK-së, kjo është letra e tij lamtumirëse

Një pjesëtar i FSK-së i quajtur Dardan Hetemi, ka dhënë dorëheqje si pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Me anë të një letre lamtumirëse të cilën e ka publikuar në Facebook, Hetemi i ka dhënë arsyet e dorëheqjes së tij.

Ai thotë se në këtë institucion nuk po vlerësohet puna dhe shkollimi i pjesëtarëve të saj, sipas tij janë lidhjet familjare dhe politike që e kanë dominuar FSK-në.

Kujtojmë se nga FSK-ja janë larguar edhe një numër i pjesëtarëve nga komunitetit serb, me presion nga Beogradi për të mos qenë pjesë e Forcave të Kosovës.

Me poshtë lexojeni letrën e tij të plotë
Letër Lamtumirëse

Forca e Sigurisë së Kosovës, sot shënon ditën e saj, që shënohet edhe si “Dita e Forcës”, unë po në këtë ditë vendosa të largohem nga kjo Forcë duke shpreh indinjatën time të thellë, asnjëherë për FSK-në dhe Atdheun tim Kosovën, por, për individët me të cilët udhëheqin dhe e kanë në grusht këtë shtet, e po ashtu edhe institucionin më të besuar tek qytetaret FSK-në. Edhe në FSK, sikur edhe në çdo institucion tjetër në Kosovë njeriu nuk vlersohet për aftësitë, shkollimin dhe potencialin që posedon, por për lidhjet familjare dhe politike.
Për ju miq të cilet më njihni e dini se sa vështirë e kam pasur ta marr këtë vendim, por duke mos pasur rrugë tjetër më duhet të tërhiqem dhe t’a vazhdoj jetën larg vendit tim dhe jashtë FSK-ës.
Nuk jam i pari, por as i fundit që po largohem nga institucioni më i besuar dhe institucioni më i privilegjuar në vend, ka me dhjetra ndoshta qindra pjestarë që presin të largohen…Pse..?
Ky duhet të jetë një shqetësim për krerët e shtetit.

Nuk dua të merret si mungesë patriotizmi sepse rrejdhi nga një familje që kesaj toke i ka fal ushtarak te zot që nuk kanë hezituar asnjeherë të i’a kthjenë pushkën armikut deri ne vdekje, dhe nëse ndonjëherë vije prap ajo ditë edhe une do të kthehem për të njëjtin qëllim.

Me shpresë se do të vijnë ditë më të mira për shtetin tim unë po largohem , ish kolegeve te mi ju deshirojë shume suksese dhe shpresoj qe t‘ju vlersohet dija dhe angazhimi i tyre.

Më vjen shumë keq që nuk mu shpaguan arritjet, shkollimi, angazhimi dhe mbi të gjitha dashuria për ketë uniform.
Pergjithmon krenar, i priviligjuar dhe i peruluar perball uniformës dhe Atdheut tim, do t‘a dua dhe ta çmoj ketë unifromë sa t‘kam jetë.

You may also like