OP/ED

Ja çka fiton LDK-ja e çka VV-ja në një koalicion eventual parazgjedhor

LDK-ja, FITON sigurinë nga frika e krimit dhe korrupsionit fillestar, ngase, këta të VV ende s’kanë “absolvu” sa dhe si duhet në këtë sjellje devijante sociale.LDK-ja, FITON stabilitetin qeverisës, që miqve ndërkombëtarë u nevojitet si “ajri”, në (negociatat me Serbinë) rikonfigurimet e reja gjeostrategjike në rajonin e Ballkanit Perëndimor.LDK-ja, FITON satisfaksionin e përmirësimit të imazhit publik, që iu ka zbehë gjatë qeverisjes me PDK-në, në mandatet e kaluara.LDK-ja, FITON respektin dhe garancionet për një qeverisje meritokratike, që sa kohë është duke e shpërfillur përmes ushtrimit të ndikimit të pleqëve “rugovistë”, sidomos në proceset vendimmarrëse.LDK-ja, FITON të drejtën moralo/politike për ta fuqizuar demokratizimin e brendshëm, që i ka munguar dhe i mungon ende, sidomos në procedurat zgjedhore të liderishipit.LDK-ja, FITON mandatin social për ta dëshmuar nismën e ndryshimit për procesin dhe kauzën e shtetndërtimit, që në qeverisjen me PDK-në (sipas vetë PDK-së) ishte “tradhëtuar” keq…LDK-ja, FITON guidën e re për ta flakur adutin e inferioritetit, që ajo në vazhdimësi e kultivonte (lexo; e fshehte qëllimisht) përmes synimit dhe veprimeve gjoja “institucionaliste”…Çka fiton Lëvizja Vetëvendosje?Lëvizja e VV-së, FITON përvojen e fuqizimit të përgjegjēsisë institucionale, në nivelin shtetëror.Lëvizja e VV-së, FITON kompetencat e plota vendimmarrëse për vendimet e veta fuqiplota në raport me (ar)miqët e jashtëm dhe të brendshëm.Lëvizja e VV-së, FITON shansën e nevojshme për ta testuar konsekuencën e saj programore, për bashkim kombëtar, midis Shqipërisë dhe Kosovës.Lëvizja e VV-së, FITON dhe e ndihmon vetën (me projekte konkrete sociale e ekonomike) në heqjen e hipotekës së amputuar nga kundërshtarët gjoja ideologjik, për gjoja majtizmin alla “kim jong-ist”.Lëvizja e VV-së, FITON sepse i rritën shansat për ç’kapjen e shtetit nga kondom oligarkët e ngritur në mënyrë meteorite nga qeveritë e pasluftës.Lëvizja e VV-së, FITON sepse bashkarisht kanë shanse ta inaugurojnë profilin e politikanit meritokratik, në vend të atij injorant.Lëvizja e VV-së, FITON midis tjerash edhe; sigurinë e mos vazhdimit të qeverisjes me PDK dhe eksponentë të PAN-it; sigurinë e mos ndryshimit të kufijve të Kosovës; qeveri stabile e me legjitimitet e numra për zbatimin e një programi qeverisës zhvillimor; jetësimin dhe nevojën e reformave të mëdha në drejtësi, gjyqësi, ekonomi…

You may also like