Izraeli ka bombarduar një pozicion ushtarak të krahut ushtarak të Hamasit, e cila i përket brigadave İzzeddin el-Kassam, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra, avionët luftarakë të Izraelit kanë bombarduar një pozicion ushtarak të Hamasit në jug të Gazës.

Burimet e shëndetësisë njoftojnë se nuk ka të vdekur apo të plagosur si pasojë e sulmit.

Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se 4 palestinezë ishin duke u vrojtuar me pretendimin se kanë kaluar gardhin kufitar me qëllim të dëmtimit të pajisjeve ushtarake të cilat Izraeli i përdor në kërkimin e tunelëve në jug të Gazës.

Në deklaratë bëhet e ditur se palestinezët janë tërhequr pas afrimit të forcave ushtarake izraelite.

You may also like