Ballina Lajme

Isa Mustafa nis Kuvendin Zgjedhor të LDK-së: Të gatshëm për qeverisjen e Kosovës

Partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar punimet e Kuvendit e Nëntë Zgjedhor për të parin e partisë.

Me të filluar punimet kryetari aktual Isa Mustafa ka numëruar sukseset e tij si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton lajmi.net.

Ai ka thënë se LDK është e gatshme të marrë përgjegjësi të reja për të mirën e Kosovës.

“Jam optimist për të ardhmen e Kosovës”, ka thënë ai.

Tutje, Mustafa ka thënë se LDK dëshmoi se si të qeveriset pa korrupsion dhe si të mos bëhet pazare me territorin e Kosovës.

“Dëshmuam se të qeveriset pa korrupsion dhe si të ndërtohen marrëdhëniet e mira me ndërkombëtaret. Kundërshtuam që të bëhen pazare me territorin e Kosovës”, ka thënë ai.

You may also like