Shëndetësi

Ilaçi i kancerit mund të tkurret tumoret në 64% në vetëm gjashtë javë

Një ilaç eksperimental i kancerit që synon të shërojë sëmundjen vdekjeprurëse, është provuar të tkurrë tumoret deri në 67 përqind në vetëm gjashtë javë.

Shkencëtarët testuan ilaçin e tyre të ri të zhvilluar kundër kancerit AMG 510 në katër pacientë, i cili funksionoi në vetëm dy prej tyre, transmeton lajmi.net.

Rrjedhimisht, gjasat e efektivitetit të kësaj kure mund të jenë 50-50.

Në studimet mbi minjtë, trajtimi ndihmoi të tkurret, dhe në disa raste të zhduket, tumoret në rritje.

Pilula ditore funksionon duke “fikur” gjenin KRAS. Format e gjeneve bllokojnë përgjithmonë shtimin, duke reduktuar numrin e tyre.

Kompania farmaceutike i përshkroi gjetjet e tyre si një ‘arritje të jashtëzakonshme’ për pacientët me kancer të mutacionit KRAS.

Hulumtimi u drejtua nga kompania farmaceutike Amgen Research, me qendër në Kaliforni të SHBA-ve.

You may also like