Ballina Lajme

I dërguari special i Trumpit takon edhe Veselin, Isa Mustafën e Albin Kurtin

Richard Grenell, i dërguar special i presidentit amerikan, Donald Trump do të takojë sot presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Mirëpo, ky nuk është takimi i vetëm që Grenell do të zhvillojë në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se diku rreth orës 15:00, Grenell në objektin e ambasadës amerikane do të takojë edhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Në të njëjtin vend, Grenell pritet të takohet edhe me Kurtin e Isa Mustafën.

Të gjitha takimet, Grenell do t’i zhvillojë veç e veç.

Ndërkohë, bashkë me të në Kosovë pritet të vije edhe i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Përendimor, Mattheë Palmer.

Kjo është konfirmuar edhe nga ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philipp Kosnett.

You may also like