Ballina Fokus Lajme

Hytbeja e xhumasë nesër do t’i kushtohet kujdesit në trafik

Të premten, në të gjitha xhamitë e Kosovës  do të mbahet  hytbe e cila do t’i kushtohet  kujdesit në trafik.

BIK njofton se kjo veprimtari e saj është ndërmarrë në mbështetje për kujdesin në trafik.

“Në mesazhin e hytbesë së kësaj të premteje, do të theksohen dhe shpjegohen argumentet fetare pse jemi të obliguar edhe fetarisht të përfillim rregullat e trafikut dhe që të tregojmë kujdes të shtuar”, bëhet e ditur në njoftim.

Të premten e javës së shkuar në xhamitë anembanë Kosovës është dhënë një mesazh i njësuar kundër përdorimit të narkotikëve dhe në mbështetje të veprimtarisë së Task-Forcës së Qeverisë të themeluar për këtë qëllim.

You may also like