Ballina Lajme

Hoxha: Krenar për miqësinë e përjetshme me SHBA-në

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së ShBA-së, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka uruar miqtë e saj, shtetasit amerikan dhe miqtë e ShBA-së, duke kujtuar ideatorët e Deklaratës së Pavarësisë, para 242 vitesh.

“Ne jemi të bekuar me miqësinë e ShBA-së, për mbështetjen e pakursyer që morëm për shtetin dhe kombin tonë gjatë historisë, duke qenë krenar me angazhimin tonë për të thelluar dhe begatuar këtë miqësi të përjetshme”, ka shkruar Ministrja Hoxha.

Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha në rrjetin social:

“Sot, më 4 Korrik, në 242 vjetorin e miratimit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u hap kapitulli më i shkëlqyer i demokracisë globale, duke u bërë udhërrëfyes ndër shekuj për popujt që angazhohen për liri, pavarësi dhe demokraci. Në këtë ditë madhështore, kujtojmë historinë e jashtëzakonshme të ideatorëve të kësaj Deklarate, duke përgëzuar miqtë e mi, të gjithë shtetasit amerikanë dhe gjithandej miqtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne jemi të bekuar me miqësinë e ShBA-së, për mbështetjen e pakursyer që morëm për shtetin dhe kombin tonë gjatë historisë, duke qenë krenar me angazhimin tonë për të thelluar dhe begatuar këtë miqësi të përjetshme.”

You may also like