Lajme Rajoni dhe Bota

Hetimet kundër FETO-s, urdhër-arresti për 210 ushtarakë aktivë

Në kuadër të hetimit kundër organizatës terroriste FETO, e cila zhvillohet nga Zyra e Prokurorisë në Stamboll, sot lëshoi urdhër-arresti për 210 pjesëtarë aktivë të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK), raporton Anadolu Agency (AA).

Prokuroria tha se këta janë anëtarë të organizatës terroriste, të cilët FETO i ka infiltruar brenda Forcave të Armatosura të Turqisë dhe të cilët kanë vepruar në celula të ndara me nga dy ose tre anëtarë, e që janë pjesëmarrës të drejtpërdrejt apo drejtues të përpjekjes së grusht shtetit të armatosur më 15 korrik të vitit 2016.

Sipas Prokurorisë së Stambollit, FETO edhe më tej paraqet kërcënimin më të madh për rendin kushtetues të Turqisë për shkak të anëtarëve të saj të infiltruar në strukturat e sigurisë, të cilët ende nuk janë deshifruar.

Prokuroria nga viti 2017 heton edhe një numër vendesh të tilla si dyqane dhe vende të ngjashme të cilat kanë shërbyer për të komunikuar personeli ushtarak i FETO-s me eprorët e tyre nga sektori civil, të ashtuquajturit imam. Gjatë këtyre hetimeve, në periudhën e kaluar u kërkua arrestimi i më shumë se 1.900 ushtarakëve dhe oficerëve.

Në operacionin e fundit kërkohet arrestimi i 5 kolonelëve, 7 nënkolonelëve, 14 majorëve dhe 184 ushtarakëve.

Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për përpjekjen e përgjakshme të grusht shtetit në Turqi në natën e 15 korrikut 2016. Gjatë përpjekjes së dështuar për grusht shteti në Turqi, u martirizuan 251 persona dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

FETO është një organizatë terroriste e udhëhequr nga Fetullah Gülen, me banim në SHBA, ekstradimin e të cilit Turqia e kërkuar zyrtarisht nga SHBA-të.

You may also like