Lajme Rajoni dhe Bota

Hebrenjtë radikalë dhe një ministër izraelit pushtojnë kompleksin Al-Aksa

Ministri izraelit i Bujqësisë, Uri Ariel, bashkë me 104 hebrenjë radikalë të shoqëruar nga policia izraelite, pushtuan të dielën kompleksin Al-Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i drejtorisë për Vakëfet në Kuds, Firas Dibs, tha se 105 hebrenjë radikalë në mesin e të cilëve ishte edhe një ministër, kanë hyrë në Al-Aksa përmes portit El-Megarib, në pjesën jugperëndimore të kompleksit.

Kjo nuk është hera e parë që Ariel pushton Al-Aksan bashkë me hebrenjtë radikalë.

Ata të shoqëruar nga policia hynë në Al –Aksa në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, që jo rrallë herë shkakton rritjen e tensioneve dhe përleshje mes palestinezëve dhe forcave izraelite të sigurisë.

You may also like