Ballina Lajme

Haxhiu: VV në asnjë mënyrë nuk voton ligjin për Dhomat e Supremes

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, po refuzon që projektligji për Dhomën e Posaçme të Supremes të votohet sot.

Shefja e këtij grupi parlamentar Albulena Haxhiu, deklaroi se në asnjë mënyrë ky subjekt partiak nuk lejon votimin edhe të paktën në shqyrtim të parë, sic po kërkohet nga kreu i Qeverisë Ramush Haradinaj si dhe deputetët e Partisë Demokratike, njofton Klan Kosova.

Ajo ka thënë se ky projektligj do të analizohet nga komisioni dhe do të diskutohet për një datë të mundshme para muajit korrik.

You may also like