Ballina Lajme

Haradinaj tregon arsyet e dorëheqjes së Shpend Maxhunit nga posti i drejtorit të AKI-së

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media, ku ka shpalosur statistikat e Qeverisë së tij përgjatë vitit 2017-2019.

Haradinaj aty ka folur edhe për dorëheqjen e drejtorit të AKI-së, Shpend Maxhuni, për të cilin ka thënë se ka notë maksimale për përformancën e tij, shkruan lajmi.net.

Ai ka sqaruar se arsye e dorëheqjes, është arsyeja shëndetësore.

“Maxhuni është në detyrën e drejtorit të AKI-së nga prilli i vitit 2018 që i bije ma shumë se një vit e gjysmë. Ajo që mund ta them me kompetencë është se puna e tij ka qenë e mrekullueshme. Ju siguroj që puna e tij në shërbim të vendit është e çmueshme. Shpend Maxhuni është shumë lart me notën e vlerësimit. Motivacioni është personal, apo arsyeja shëndetësore. AKI ka zëvendësdrejtor”, ka thënë ai.

Haradinaj ka treguar edhe disa statistika nga koha që ai ka qenë në krye të Qeverisë.

“140 projektligje, 70 akte nënligjore, 256 akte nënligjore të nxjerrua nga ministrat, 29 projektligje janë me ndikim të drejtpërdrejtë janë me ndikim në ekonomi, 42 vendime janë me ndikime financiare, janë aprovuar 22 marrëveshje ndërkombëtare, 42 vendimë në sferën e Qeverisë, është miratu buxheti për këtë vit. Numri i të punësuarve është rritur për 30 mijë e 348”, ka thënë ai.

You may also like