Ballina Lajme

Haradinaj takohet me Kosnett, diskutohet për luftën kundër krimit dhe terrorizmit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

Këtë, Haradinaj e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook teksa ka shkruar se temë kryesore e diskutimit kanë qenë çështjet e sigurisë dhe zhvillimi ekonomik, raporton lajmi.net.

Sipas Haradinaj, partneriteti me SHBA-të në fushën e sigurisë është i domosdoshëm për luftimin e krimit.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Në takimin e rregullt me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, diskutuam sot për tema të rëndësishme të vendit, me theks të veçantë zhvillimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë.

Kosova tashmë ka krijuar infrastrukturën e nevojshme ligjore fiskale, Zonën e Veçantë Ekonomike Amerikane dhe veprime të tjera konkrete në favor të prodhuesve vendor, të cilat janë bazë e fortë për zhvillim ekonomik.

Për më shumë, partneriteti jonë në fushën e sigurisë është i domosdoshëm për luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit. Qeveria e vendit është e vendosur për partneritet afatgjatë me ShBA-në dhe në këtë frymë do të angazhohemi pandalur.

You may also like