Ballina Lajme

Haradinaj: Mosarritja e marrëveshjes Kosovë – Serbi mundëson shtrirjen e agjendës së Rusisë në Ballkan

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova e kërkon që NATO të jetë përjetësisht prezentë në vendin tonë.

Kreu i ekzekutivit po ashtu ka thënë se çështjet e pa përfunduara në mes të Kosovës dhe Serbisë lenë hapësirë që Rusia ta shtrijë agjendën e saj në Ballkanin Perëndimor.

Haradinaj këto komente i bëri gjatë një Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë “20 vjet liri.

“Ata që e kanë bë luftën munden me e bë edhe paqen. Misionet e dobët në përgjithësi rrezikojnë paqen. Kosova vjen si vlerë e shtune për paqe në rajon e botë, me kujdesin e vet që kushton sigurisë. Ushtria e Kosovës është e konsoliduar, ka marrë praktikat më të mira në botë. AKI është nder agjencitë me të avancuara në rajon. Ne kemi shumë sfida, është e dhimbshme që nuk u kuptua drejtë nga Serbia e disa shtete, kërkesa legjitime për anëtarësim në INTERPOL”, ka thënë Haradinaj, përcjell lajmi.net.

“Kosova e kërkon që NATO të jetë përjetësisht prezentë në Kosovë, ne duam që të jemi NATO përjetësisht. Tani e mendojmë si një lidhje të përjetshme. Konfliktet e pambyllura e rrezikojnë sigurinë”, ka deklaruar Haradinaj.

Sipas tij, mosarritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë rrezikon rajonin. Derisa shton se temat e papërfunduara janë një mundësi e mirë për shtrirjen e agjendës së Rusisë në Ballkan.

“Mosarritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë e rrezikon rajonin. Temat e papërfunduara janë një mundësi e mirë për agjendën e Rusisë në Ballkan. Rusia nuk e sheh agjendën e vet, qëllimin e vet e ka ta dobësoj perëndimin. Prandaj interesi ynë është që të bashkohemi dhe të arrijmë një marrëveshje me Serbinë. Jam i bindur se të gjitha rreziqet, krimi, terrorizmi, agjenda ruse, janë sfida që na bashkojnë dhe nuk na ndajnë dhe Kosova e merr më përgjegjësi rolin e vet”, ka thënë Haradinaj.

You may also like