Ballina Lajme

Haradinaj: Do të shohim mundësinë e amendamentimit të ligjit për paga

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se do ta shohin mundësinë e amendamentit të Ligjit për pagat në pjesën që ka të bëjë me mësimdhënësit.

Haradinaj këtë e bëri të ditur në një konferencë për media gjatë vizitës që ia bëri Ministrisë së Inovacionit.

Ai tha se do ta shohin mundësinë e amendamentimit të Ligjit në pjesën që lidhet për pagat e mësimdhënësve.

“E kam takuar Sindikatën e mësimdhënësve, Rrahman Jashari dhe kolegët tjerë. I kemi dëgjuar kërkesat e tyre. Disa avancime veç kanë ndodhur. Në të kaluarën është marr paga dhe shtesat. Shuma e shtesave është përfshirë në pagën bazë. Jemi në diskutim për ligj dhe do ta shohim mundësinë e amendamentit në pjesën që lidhet për pagat e mësimdhënësve”, ka thënë Haradinaj.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka marrë vendim që nga 14 janari të hyjë në grevë të përgjithshme.

You may also like