Lajme

Gruaja sulmon ish burrin në prani të policëve

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, pasi i dyshuari nuk e kishte respektuar urdhrin e gjykatës që të mos i afrohej ish- gruas së tij, ndërsa e dyshuara ka tentuar ta sulmoj ish-burrin e saj në prani të policisë.

Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes

“Janë arrestuar dy të dyshuar, ishe bashkëshortët K/Shqiptarë, pasi i dyshuari (ish-bashkëshorti) nuk e ka respektuar urdhrin e gjykatës, që të mos i afrohet ish gruas së tij. Ndërsa e dyshuara, ish-gruaja, në vendin e ngjarjes në prani të policisë tenton ta sulmojë të dyshuarin ish-burrin e saj. Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e PK-së.

You may also like