Ballina Lajme

Gjilan, masa ligjore për të gjithë ata që bezdisin qytetarët duke kërkuar lëmoshë

Policia e Kosovës në Gjilan ka vendosur që të marrë masa ligjore për parandalimin e lypsarëve që kërkojnë lëmoshë në rrugët e këtij qyteti.

Kështu thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës.
Hummus ndihmon në sistemin e tretjes
E SPONSORUAR

Më tutje në këtë komunikatë thuhet se Policia e Kosovës – njësitet Policia në Komunitet nga stacioni policor i Gjilanit, kanë evidentuar një numër në rritje të personave që po kërkojnë lëmoshë në pjesë të ndryshme të qytetit e veçanërisht nëpër qendra tregtare, pranë oborreve të xhamive dhe në qendër të qytetit.

Më tutje në këtë njoftim thuhet:

Që nga fillimi i vitit pra në periudhën kohore Janar-Qershor 2018 nga ana e policisë së Kosovës janë evidentuar gjithsej 28 raste: Prej tyre 18-raste PRQP, Kërkim i lëmoshën në vend Publik 7 raste ku është mbajt (shënim zyrtare proforma policore), si dhe 3-rast është njoftuar QPS pasi që lëmoshë kërkuesit, delikuentet kanë qen të mitur. Gjithsejtë janë kontrolluar 46 Persona, nga ta kanë qenë: të rritur 36 ,dhe fëmijë 10. Në bazë të gjeturave evidente, Lëmoshë kërkues nga Republika e Kosovës kanë qenë 36, nga Republika e Shqipërisë 9, dhe nga Republika e Maqedonisë 1. Me vendim të Gjykatës , Divizioni i Kundërvajtjes 4-Persona të Rritur të shoqëruar me një fëmijë janë depërtuar në Republikën e Shqipërisë.Vërtet janë skena jo të mira, dhe shkaktojnë bezdisje për qytetarët, pasi që një numër jo i vogël janë gra dhe fëmijë. Besohet se ofrimi i të hollave nga qytetarët po i josh ata që të jenë të pranishëm duke i ekspozuar edhe fëmijët në ditë me temperatura shumë të nxehta, gjersa shumë shpesh këto ndihma që i ofrojnë qytetarët me gjithë ndjenjën e humanitetit, ato të holla mund edhe të keqpërdoren nga persona keqbërës.

Policia e Kosovës do të ndërmerr të gjitha masat ligjore që këta persona të largohen nga rruga.

You may also like