Ballina Lajme

Gjilan, dy femra mashtrohen nga një agjenci turistike

Të mërkurën në Gjilan dy femra kanë raportuar në Polici se janë mashtruar nga pronari i një agjencie turistike, duke u marrë të holla për rezervime të pushimeve turistike.

Në raportin policor thuhet se është kontrolluar kjo agjenci, por nuk  është gjetur asgjë e dyshuar pasi që i dyshuari kishte hequr shtëpizën e kompjuterit dhe dokumentacionet tjera.

I dyshuari nuk ishte takuar pasi kishte ikur dhe ndodhet në arrati. Rasti mbetet nën hetime të mëtutjeshme.

You may also like