Ballina Lajme

Gjendet një person i vdekur në Pejë, viktima kishte një lëndim në kokë

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Pejë. 

Sipas policisë, tek viktima është vërejtur një lëndim në kokë, ndaj rasti po hetohet.

“Është raportuar se një person mashkull K-Shqiptar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Te viktima është vërejtur një lëndim në kokë andaj me urdhër te prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në institutin e mjekësin ligjore. Rasti mbetet për hetime të mëtutjeshme”, ka njoftuar PK-ja.

You may also like