Sport

Futbollistët e Kosovës marrin 500 mijë euro premi nga Qeveria

Në nëntor të vitit 2018, kryeparlamentari Kadri Veseli kishte premtuar 500 mijë euro premi për futbollisët e Kosovës, pas suksesit që arritën në Nations League, ndërsa Qeveria e Kosovës e kishte miratuar këtë propozim.

Indeksonline merr vesh që para disa ditësh Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka transferuar 500 mijë euro në llogari të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Veton Firzi e ka konfirmuar këtë lajm.

“Po është e vërtetë. Në bazë të vendimit të Qeverisë, disa ditë më parë u’a kemi transferuar 500 mijë euro FFK-së” ka thënë Firzi për Indeksonline.

Kujtojmë që kryeparlamentari Kadri Veseli ka premtuar edhe 1 milionë euro premi nëse Kosova kualifikohet në kampionatin evropian.

You may also like