Sport

Formacioni zyrtar i Kosovës në ndeshjen me Bullgarinë

Sapo ka përfunduar ora e teorisë në Përfaqësuesen e Kosovës, ku futbollistët kanë kuptuar edhe formacionin zyrtar për ndeshjen me Bullgarinë.

Trajneri Bernard Challandes ka vendosur të bëjë dy ndryshime nga ndeshja e fundit.

Por edhe në këtë takim befasisht nuk do të ketë debutim nga minuta e parë për mbrojtësin e ardhur Florent Hadërgjonaj.

Mbrojtësi i majtë, Leart Paqarada do të ulët në bankë, ndërsa në atë pozitë do të rikthehet Benjamin Kololli.

Ndryshimi i dytë është i detyruar pas lëndimit të Arbër Zeneli, ku do të luaj nga minuta e parë Edon Zhegrova.

Formacioni i Kosovës: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Voca, Halimi, Zhegrova, Celina, Rashica, Muriqi.

You may also like