Sport

Formacionet e mundshme në mes të Barcelonës dhe Lyonit

Barcelona dhe Lyon do ta zhvillojnë sonte ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë në mes të Barcelonës dhe Lyonit kishte përfunduar pa gola, ndërsa sonte do të vendoset se kush do të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet në ‘Camp Nou’, nga ora 21:00, e që do të jetë një sfidë tejet interesante, përcjell lajmi.net.

Ernesto Valverde me shumë gjasë do të startojë me Philippe Coutinhon në vend të Ousmane Dembeles, pasi ky i fundit ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lënedimi.

Gjithashtu, te Bracelona nuk do të startojë as Samuel Umtiti, pasi në vend të tij do të luajë Lenglet.

Më poshtë mund t’i shikoni formacionet e mundshme të të dyja skuadrave.

You may also like