Ballina Lajme

Flet Agim Bahtiri, dyshon se serbët e kërcënuan me vdekje

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka folur në lidhje me kërcënimin me vdekje që është bërë ndaj tij nga persona të panjohur.

I pari i komunës së Mitrovicës së Jugut ka thënë se dyshon që këtë kërcënim e kanë bërë njerëz të nacionalitetit serb, por se ai nuk ka përmendur emra apo individë.”Është një email i cili ka ardhur e atë e kemi raportuar në organet e policisë dhe shumë shpejt janë duke e trajtuar nga cili vend është ardh”, sqaroi Bahtiri, duke shtuar se në letrën kërcënuese ai cilësohet si terrorist.

”Nuk mund t’i them të gjitha sepse hetuesia është duke u marr fuqishëm në këtë drejtim, për ta parë se kush është ai që po e kërcënon kryetarin. Mendoj se është nga ana e serbëve. Që i bien të jenë kundër hapjes së urës së Ibrit”, tha ai.Bahtiri thotë se nuk është i shqetësuar nga kërcënimi që pranoi sepse “kam punuar të bëjë paqe në Mitrovicë”.

”Unë do të jem aty pavarësisht kërcënimeve, nga njerëzit të tillë të cilët unë i njoh si kriminel”, tha ai.

”Jam këtu për t’ju thënë qytetarëve të Mitrovicës që të qëndrojnë të qetë në këtë proces në modelin të cilin e kanë bërë deri më sot sepse kryetari gjithnjë punon shumë për ta dhe ky proces assesi nuk duhet të del jasht kontrollit”, tha Bahtiri për Klan Kosova

You may also like