Ballina Lajme

Fillojnë gërmimet në Zallq të Istogut, në pritje edhe tetë lokacione të tjera

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka thënë se gërmimet vlerësuese për persona të zhdukur do të fillojnë që nga kjo javë.

“Gërmimet do të fillojnë të martën në fshatin Zallq të komunës së Istogut në vendin ku para tre muajsh një qytetar ka hasur në mbetje mortore, të cilat supozohet të jenë të personave të vrarë gjatë luftës në Kosovë”, shkruan EkonomiaSot.

Me urdhër të prokurores, Drita Hajdari, gërmimet vlerësuese do të vazhdojnë edhe në tetë lokacione të tjera brenda Kosovës.

Gërxhaliu ka thënë se për shkak të stinës së dimrit nuk ka pasur gërmime. Sipas tij, tani që është përmirësuar moti kanë hartuar edhe planin e punës i cili do të filloj së zbatuari në fillim të kësaj jave.

Edhe 20 vjet pas luftës në Kosovë të evidetuar si të zhdukur aktualisht janë mbi 1600 perona. Përpjekjet për zbardhjen e fatit të tyre vazhdojnë edhe sot.

You may also like