Sport

FFK i kërkon FIFA-s e UEFA-s t’i ndalojë garat ilegale të Serbisë në Kosovë

Pasi dje Komiteti Ekzekutiv shqyrtoi dhe analizoi situatën rreth klubit ë të ashtuquajtur klub i futbollit “Trepça” nga Mitrovica e Veriut, në Divizionin e tretë të Republikës së Serbisë, FFK-ja sot ka dërguar shkresa zyrtare drejt instancave më të larta të futbollit evropian dhe botëror, UEFA-s dhe FIFA-s.

Më poshtë janë shkresat që presidenti i FFK-së, Agim Ademi ua ka dërguar presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin në lidhje me përfshirjen e të ashtuquajturit klub Trepça nga Mitrovica e Veriut në kategorinë e tretë të futbollit të Serbisë.Gjithashtu në shkresë përmendët kërkesa për ndërhyrjen e këtyre dy institucioneve për ndalimin e çdo lloj gare të futbollit të Serbisë në territorin e shtetit të Kosovës si dhe të detyrojnë Federatën serbe që ta ndryshojë statutin e saj, ku Kosovën e paraqet si pjesë të federatës së tyre, e që është në kundërshtim me realitetin dhe statutet e FIFA-s e UEFA-s.

You may also like