Sport

FC Prishtina eliminohet nga Liga e Evropës

FC Prishtina është eliminuar nga Liga e Evropës, pas humbjes në ndeshjen e kthimit nga skuadra e GJIBRALTARIT, St Joseph’s.

Kush do ta besonte? Vendi me futbollin më të dobët në Evropë, ka arritur të eliminojë një skuadër nga Kosova në raundin parakualifikues të Ligës së Evropës.

Bëhet fjalë për St Joseph’s, që ka arritur të mposht 2:0 FC Prishtinën në ndeshjen e kthimit në Gjibraltar, ndërsa ndeshja e parë në ‘Fadil Vokrri’ kishte përfunduar 0-0, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi barazim 0-0.

Me të filluar pjesa e dytë, FC Prishtina mbetet me dy lojtarë më pak, pas ndëshkimit me karton të kuq Leotrim Bekteshi dhe Armend Dallku.

Me nëntë lojtarë në fushë, FC Prishtina nuk mundi të mbahej, duke pësuar dy herë, pas golave të Federico Martin Villlar në minutën e 75’ dhe Juan Penaloza, në minutën e 80’.

You may also like