Ballina Lajme

Erërat e forta shkaktojnë ndërprerje të energjisë elektrike në disa lokalitete

Erërat e forta që kanë përfshi Kosovën në mbrëmjen e sotme, kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në shumë lokalitete dhe dëme të tjera.

Në kryeqytet gjendja është kryesisht stabile, ndërsa ndërprerje të energjisë elektrike ka pasur në disa lagje.

Zyrtarë të Qendrës së thirrjeve për emergjenca në Komunën e Prishtinës kanë deklaruar se nga fryma janë dëmtuar rrethojat e një objekti në ndërtim në rrugën “Bedri Shala”, të cilat pastaj nga kompania janë hequr nga rruga për të mos e penguar komunikacionin.

Ndërsa ekipet emergjente kanë dal në rrugën “Fazli Grajçevci”, pasi një lis ka rrezikuar një lokal, dhe ai lis do të largohet nesër nga “Hortikultura”, sepse ka lëvizur si pasojë e erës. Probleme me ndërprerje të energjisë elektrike ka edhe në rajone tjera të Kosovës, ku një pjesë e rajonit të Llapit është pa energji elektrike.

Përveç ndërprerjes së energjisë elektrike, dëme ka pasur edhe në Komunën e Ferizajt, ku dëme ka pasur kryesisht në disa lokale afariste.

You may also like