Lajme Rajoni dhe Bota

Erdoğan terroristit në Zelandë të Re: Do të japësh llogari

Terroristi që vrau 50 besimtarë muslimanë dhe plagosi rreth 50 të tjerë në xhamitë e Zelandës së Re javën e kaluar “do të japë llogari”, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

“Do të japësh llogari për këtë. Nëse Zelanda e Re nuk e bën këtë, në një mënyrë ose tjetër ne dimë të kërkojmë llogari”, tha Erdoğan, duke folur në një miting në provincën turke Zonguldak.

“Çfarë thoni?…Nuk paskemi dënime më të mëdha se 15 vite në ligjet tona. Vret 50 muslimanë që kryenin adhurime dhe nuk paska një nen të këtillë në ligjet tuaja. Sa e lirë qenka jeta e njeriut? Nëse në ligjet tuaja nuk ka një gjë të tillë, atëherë bëjeni duke e ndryshuar. Mos u njihni vrasësve të këtillë të drejtë për të jetuar”, shtoi presidenti turk.

Të paktën 50 vetë u vranë dhe rreth gati po aq u plagosën kur një terrorist hapi zjarr mbi adhuruesit gjatë namazit të xhumasë në xhaminë Al Noor dhe atë në Linwood në Christchurch, qytetin e tretë më të madh të Zelandës së Re.

Masakra u transmetua drejtpërdrejt në mediat sociale dhe u shoqërua me publikimin e një manifesti racist dhe islamofobik.

You may also like