Lajme Rajoni dhe Bota

Erdoğan dhe Merkel biseduan për Sirinë, migracionin dhe luftën kundër terrorizmit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan me kancelaren gjermane Angela Merkel kanë biseduar për zhvillimet në Siri, raporton Anadolu Agency (AA). Burime të afërta me presidentin njoftuan se Erdoğan dhe Merkel kanë biseduar edhe për bashkëpunimin dypalësh, migracionin e parregullt drejt Evropës dhe luftën kundër terrorizmit. Ata u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë sa i përket ndjekjes së procesit të tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga Siria dhe rezultatet e samitit në Stamboll.

You may also like