Ekonomi Lajme Rajoni dhe Bota

Ekonomia e Turqisë u rrit me 2.6 për qind në vitin 2018

Instituti i Statistikave të Turqisë (TÜİK) ka njoftuar se ekonomia e Turqisë është rritur me 2.6 për qind në vitin 2018, transmeton Anadolu Agency (AA).

TÜİK ka shpallur rezultatet e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) (Gross domestic product – GDP) të vitit të kaluar të llogaritura me metodën e prodhimit, ku teksa ekonomia turke është rritur 2.6 për qind në vitin 2018 thuhet se ajo është tkurrur me 3 për qind në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Sipas metodës së prodhimit PBB me çmime korrente në vitin 2018 duke u rritur 19.1 për qind në krahasim me një vit më parë është realizuar në 3 trilionë e 700 miliardë lira (rreth 784 miliardë dollarë).

Vlera e PBB për frymë në vitin 2018 është llogaritur në 45.463 lira (9.632 dollarë) me çmime korrente. Kjo vlerë u përcaktua si 38.660 lira (10.597 dollarë) në 2017.

Një grup prej 15 ekonomistësh që morën pjesë në “Anketën e Pritshmërive të Rritjes” të AA Finans në fund të 2018-ës kishin parashikuar një rritje vjetore prej 2.5 për qind për ekonominë turke.

Normat e rritjes së viteve dhe tremujorëve të ekonomisë së Turqisë që nga viti 2010 janë si më poshtë:

Vitet Tremujori 1 Tremujori 2 Tremujori 3 Tremujori 4 Vjetore
2010 7,0 8,1 8,7 9,7 8,5
2011 11,7 11,5 11,6 9,9 11,1
2012 6,8 5,0 3,6 4,2 4,8
2013 8,5 9,8 8,9 6,9 8,5
2014 8,7 2,9 3,7 5,9 5,2
2015 3,6 7,2 5,8 7,5 6,1
2016 4,8 4,9 -0,8 4,2 3,2
2017 5,3 5,3 11,5 7,3 7,4
2018 7,4 5,3 1,8 -3 2,6

You may also like