Ballina Lajme

Ekipet e FSK-së fillojnë kërkimet për Muharrem Berishën

Ekipet  e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë filluar të martën operacionin e kërkimit të një personi me inicialet M.B nga fshati Gurbardh, kuvendi komunal i Malishevës.

Forca e Sigurisë së Kosovës është angazhuar në operacion kërkimi në rajonin e Malishevës me vendim të ministrit Rrustem Berisha dhe me urdhër të Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pas kërkesës së bërë nga Kuvendi Komunal i Malishevës.

Ekipit e FSK-së të Kërkim-Shpëtimit në Male, gjithsejtë 18 pjesëtarë dhe njësia K-9 (njësia manovruese me qenë të stërvitur), janë në bashkëpunim të vazhdueshëm edhe me institucione tjera si dhe vullnetarë të shumtë.

You may also like