Sport

Edhe gjiganti tjetër turk kërkon shërbimet e Muriqit, e pranon publikisht trajneri

Vedat Muriqi do të jetë në qendër të vëmendjes në merkaton verore, pasi e ka konfirmuar se e ardhmja e tij është larg Rizespor.

Reprezentuesi kosovar kaloi në formën më të mirë të karrierës këtë edicion, çka e konfirmoi edhe dje me golin e shënuar ndaj Bullgarisë, në fitoren 3-2 të ‘Dardanëve’.

Gjigantët turk, Galatasaray dhe Fenerbahce kanë shprehur haptazi interesimin për 25-vjeçarin, por tani kësaj liste i është shtuar edhe Basaksehir, transmeton lajmi.net.

Trajneri i kësaj skuadre, Okan Buruk e ka pranuar se dëshiron ta ketë në ekip Muriqin për sezonin e ardhshëm.

“Si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm dëshirojmë të transferojmë lojtarë. Do të doja ta shihja Vedat Muriqin në stafin tim. Nëse na lejon Çaykur Rizespor, ne do të nisnim negociatat me lojtarin”, ka pohuar trajneri.

Ndryshe, Buruk ka stërvitur bashkë me Muriqin në muajt e fundit pasi deri në përfundimin e sezonit ishte trajner i Rizespor, para se të zyrtarizohej te Basaksehir, aty ku po kërkon ta merr me vete edhe sulmuesin shtatlartë

You may also like