Ballina Lajme

Dyshime për varrezë masive në Uglarë

Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës dhe mbajtësi i dosjes për persona të zhdukur, Jahja Lluka, ka vizituar fshatin Uglar, ku po dyshohet se është një varrezë masive dhe po bëhet hulumtimi përmes një aparati se a ka mbetje mortore.

Lluka tha se në këtë vend është duke punuar një ekip i Kombeve të Bashkuara tash e 5 ditë dhe po ashtu ky ekip më parë ka punuar edhe në Serbi dhe së shpejti pritet që të jepen rezultatet definitive.

“Tani e 5 ditë jemi në punë, në disa vende, ku ka pasur mundësi, sipas disa dëshmitarëve anonimë deri më tani, se ka mundësi të ketë mbetje mortore dhe një ekip i Kombeve të Bashkuara është duke punuar tani e 5 ditë këtu, më herët kanë punuar në Serbi në disa lokacione dhe po shpresojmë që masi të përfundojnë të gjitha këto punë do të kemi rezultate, pasi që të dhënat e incizimeve nga këtu shkojnë në bazën e Britizisë dhe mandej Kombet e Bashkuara e dërgojnë te një ekspert, i cili e kryen punën përfundimtare, derisa ta kemi rezultatin definitiv nuk mundem me prediku asgjë, prandaj na duhet një kohë për të pritur”.

Lluka tha se janë 1648 të zhdukur, për të cilët nuk do t’i ndalin kërkimet, raporton EO.

You may also like