Lajme

Dy të arrestuar për trafik njerëzish e falsifikim dokumentesh

Dy shtetas janë ndaluar në qytetin e Elbasanit pas një hetimi disamujor, të dyshuar për aktivitet kriminal në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Në përfundim të operacionit policor të koduar “Premtimi” janë sekuestruar pasaporta biometrike, dokumente dhe certifikata të falsifikuara dhe 850 euro.

Në pranga kanë rënë 60-vjeçari Musa Rama, i lindur në Librazhd e banues në Tiranë, si dhe 51-vjeçari Arben Hako, lindur e banues në Durrës, që të dy me precedentë të mëparshëm kriminalë.

Të arrestuarit ishin shpallur në kërkim nga policia, ndërsa Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në datën 4 qershor.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata mundësonin dërgimin e shtetasve të ndryshëm në drejtim të Anglisë, Gjermanisë dhe vende të tjera të Europës, përmes falsifikimit të dokumenteve përkundrejt shumave në vlerën e 10 mijë euro apo 16 mijë eurove për person.

You may also like