Ballina Lajme

Dy nxënës lëndohen pas përleshjes në Gjimnazin e Vushtrrisë

Sot në orët e paradites ka ndodhur një përleshje mes nxënësve në Gjimnazin “Eqrem Çabej”, me çrast dy persona kanë marrë lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti ka thënë se dy persona si të dyshuar janë intervistuar derisa të njëjtit janë liruar për të vazhduar me procedurë të rregulltë.

“Po rasti ka ndodhur sot në Gjimnazin e Vushtrrisë, dy persona janë lënduar, derisa dy të tjerët si të përfshirë dhe të dyshuar për këtë rast janë intervistuar dhe poashtu janë liruar me procedurë të rregulltë. Dyshohet se të njëjtit kanë përdorë mjetë të ftohta, rasti është nën hetime”, ka thënë Zaiti.

You may also like