Sport

Dje i shënoi dy gola ndaj Anglisë, sot Berisha është në garë me Cristiano Ronaldon

Uefa Euro 2020 vlerëson paraqitjen e Valon Berishës dhe dy golat e tij ndaj Anglisë.

Valon Berisha shkëlqeu duke realizuar dy gola për Kosovën në humbjen 5:3 nga Anglia në duelin në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2020”.

Performanca e mirë e tij ka bërë që Berisha të jetë rival me Cristiano Ronaldon, Sanchon dhe Tosunin për paraqitjen më të mirë të së martës në eliminatoret e Evropianit, transmeton lajmi.net.

Në një postim në Facebook, UEFA Euro 2020 ka pyetur se, “kush pati perfomancën më të mirë individuale të martën?”, e me këtë rast komentuesit mund të zgjedhin njërin nga katër të nominuarit.

You may also like