Për herë të parë në Kosovë u shënua Dita Botërore e Shamisë.

Nga Teatri Kombëtar në Prishtinë nisën marshimin një grumbull vajzash me mbulesë, ku në dorë mbanin lule me një kartolinë e cila barte dhe mesazh të veçantë për mbulesën.

Organizatorja e kësaj iniciative, Valbona Bytyqi, tha se duke e parë diskriminimin që u bëhet vajzave dhe grave që bartin shaminë, që nga shkollimi, punësimi e sfera të tjera, e kanë parë të arsyeshme t’i bashkangjiten nismës World Hijab Day, me qëllim të sensibilizimit, bashkimit, përkrahjes dhe thyerjes së steriotipeve në opinionin kosovar.

“World Hijab day Kosovo është një nismë vullnetare e cila ka për qëllim ndërgjegjësimin e opinionit publik ndaj këtij diskriminimi. Ne sot po u dhurojmë lule qytetarëve dhe këtë kartolinë e cila bart mesazhin e kësaj dite.

World Hijab Day si ngjarje në botë ka filluar të shënohet për herë të parë në New York të Amerikës më 1 shkurt të vitit 2013 nga ideatorja dhe themeluesja Nazma Khan, e cila edhe vet kishte hasur në paragjykime dhe vështirwsi”, tha iniciatorja e këtij eventi.

Nga viti 2013 kur ka filluar të shënohet kjo ditë, kësaj ngjarje i janë bashkangjiten rreth 140 vende të botës, ndërsa vitin e kaluar numri i vendeve që ju kanë bashkangjitur kësaj nisme ka arritur në mbi 190 vende.

Motoja e kësaj dite është: “Edhe NE jemi bijat e këtij vendi, na trajtoni të barabarta.

You may also like