Sport

Diego Costa dënohet me tetë ndeshje moslojë

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, nuk e ka mirëpritur aspak dënimin e Diego Costas me tetë ndeshje.

Costa është dënuar pas kartonit të kuq që morri në ndeshjen kundër Barcelonës, ku pas protestimeve ndaj gjyqtarit, e kishte fyer atë.

Pas këtyre ngjarjeve, federata spanjolle ka vendosur që ta dënojë sulmuesin spanjoll me tetë ndeshje mos lojë.

Ky dënim, sipas trajnerit Diego Simeone, është i tepruar dhe i panevojshëm.

“Dënimi është i tepërt. Klubi do ta mbrojë lojtarin derisa ai vazhdon të përgatitet për sezonin e ardhshëm. Shpresojmë që ai të kthehet në nivelin që na duhet” ka thënë Simeone, transmeton lajmi.net.

“Ju e dini se çfarë mendoj për Costan. Ne duhet të kujdesemi për lojtarët tanë, në këtë moment, më shumë se kurrë për Costan” ka thënë tutje trajneri.

Costa nuk do të ketë mundësinë që të ndihmojë skuadrën e tij më gjatë këtij edicioni dhe mungesa e tij mund të vërehet shumë tek skuadra nga Madridi.

You may also like