Ballina Lajme

Detaje nga aksidenti në Suharekë ku humbën jetën pesë persona

Pesë persona kanë humbur jetën në fshatin Biraqë të Suharekës si pasojë e një aksidenti. Prej tyre tre fëmijë, dhe dy të rritur.

Në aksident janë të përfshirë një veturë e tipit BMW dhe një autobus.

Lajmi.net ka kontaktuar me rreshterin e Policisë, Vesel Gashin i cili ka theksuar se mospërshtatja me kushtet në komunikacion ka bërë që vetura ku ishin 5 persona ta humb kontrollin.

“Mospërshtatja e rregullave në trafik, humbja e kontrollit ndaj automjetit duke i dalë në drejtim të kundër autobusit”, ka thënë Gashi për lajmi.net.

Edhe pse ende nuk ka diçka zyrtare, sipas informacioneve viktimat janë nga një familje.

Sipas raportimeve janë dy prindërit dhe tre fëmijët, por nga Policia e Kosovës nuk kanë mundur të konfirmojnë asgjë, duke shtuar se po vazhdojnë me hetime.

Policia me të gjitha njësitet është në vendin e ngjarjes, kurse për disa kohë rruga Suharekë-Duhël ka qenë e bllokuar.

You may also like