Ballina Lajme

Dedaj kundërshton Pacollin: Jo Kosova në OBI

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, ka dalë kundër shefit të tij, Behgjet Pacollit, i cili gjatë pjesëmarrjes në konferencën e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, ka thënë se Kosovës do të synojë të marrë statusin e anëtarit vëzhgues në këtë organizatë.

Në komunikatën nga zyra e Pacollit, thuhet se objektivat e pjesëmarrjes së shefit të diplomacisë kosovare ishin lobimi për njohjen e mëtejshme të Kosovës, anëtarësimi në Interpol dhe aplikimi për statusin e vendit vëzhgues në OBI e që synojnë të avancojnë integrimin ndërkombëtar të Kosovës.

Por, Dedaj ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë është hap i nxituar, i cili rrezikon, cenon dhe neglizhon perspektiven euroatlantike te Republikës se Kosovës.

“JO, KOSOVA NE OBI! Përpjekjet e Qeverisë së Kosovës, për anëtarësimin e Kosovës ne Organizatën Botërore Islamike-OBI, një hap i nxituar dhe i dëmshëm, i cili rrezikon,cenon dhe neglizhon perspektiven euroatlantike te Republikës se Kosovës! “Kosova në NATO, BE, OKB, UNESCO, OSBE…por jo ne OBI!”, ka shkruar ai në Facebook.

Deda përveç që po kundërshton disa ide të Pacollit, ai është ankuar edhe për mos respekt e injorim nga ministri i Jashtëm.

You may also like