Kulturë

Çmimi Nobel për Ekonomi iu ndahet Abhijit Banerjee, Esther Duflo dhe Michael Kremer

Fitues të çmimit Nobel 2019 për Ekonomi, janë shpallur Abhijit Banerjee, Esther Duflo and Michael Kremer.

Ky çmim treshes iu nda për qasjen e tyre eksperimentale në zbutjen e varfërisë globale, njofton Klan Kosova.

”Hulumtimi i realizuar nga laureatët e këtij viti ka përmirësuar ndjeshëm aftësinë tonë për të luftuar varfërinë globale. Në vetëm dy dekada, qasja e tyre e re e bazuar në eksperiment ka transformuar ekonominë e zhvillimit, e cila tani është një fushë e në rritje të kërkimit”, thuhet në faqen zyrtare të Akademisë Suedeze të Shkencave.

Me gjithë përmirësimet e fundit dramatike, një nga çështjet më urgjente të njerëzimit është ulja e varfërisë globale, në të gjitha format e saj.

Më shumë se 700 milionë njerëz akoma mbijetojnë me të ardhura jashtëzakonisht të ulëta. Çdo vit, rreth pesë milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç ende vdesin nga sëmundje që shpesh mund të ishin parandaluar ose shëruar me trajtime të lira.

Gjysma e fëmijëve në botë ende largohen nga shkolla pa aftësi themelore të shkrim-leximit dhe të numeracionit, thuhet mes tjerash nga faqja zyrtare e Akademisë Suedeze të Shkencave

You may also like